Bajrami-Rizvanollit: Mos flisni për performancë se po dilni shumë qesharake

Aktuale

Bajrami-Rizvanollit: Mos flisni për performancë se po dilni shumë qesharake

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka replikuar ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli duke i thënë se LDK nuk ka gënjyer asnjëherë.

“E ke rritur çmimin e energjisë 85 përqind tarifën e ulët dhe 104 përqind tarifën e lartë. Prej 1 prillit të këtij viti është rritur për 15 përqind për të gjithë operatoret.

Çmimin nën 800 KË që e ke mbajtur të njëjtë e ke subveniconuar me taksat e qytetarëve të këtij vendi, që d.m.th se gjithsesi ne e kemi ndjerë shtrenjtimin në poret tona.

Andaj mos flisni për performancë se po dilni shumë qesharake!”, deklaroi Bajrami gjatë fjalës së saj gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat