Armend Muja flet për Dejona Mihalin: Është jashtëzakonisht korrekte, shembull që duhet ndjekur

Aktuale

Armend Muja flet për Dejona Mihalin: Është jashtëzakonisht korrekte, shembull që duhet ndjekur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:12
Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka folur për rolin që ka Dejona Mihali brenda VV-së. Mihali ishte akuzuar nga deputeti Haki Abazi se po shkruan fjalimet e deputetëve të VV-së dhe nuk lejon daljen nga mendimi i njëjtë brenda partisë.

Muja ka komentuar në emisionin Pressing në T7 këto deklarime.

“Nuk është e vërtet. Është një zonjë jashtëzakonisht korrekte. Mënyra se si portretizohet nga jashtë, sidomos nga këta që dalin, në rast se e kupton politikën në këtë formë ku duhet të ndërveprosh në ekip, duhesh të ndërveprosh. Ajo është një ndër personat më korrekt që njoh dhe është një ndër shembujt që duhet të ndjeket”, tha ai.

“Unë nuk kam problem të punoj me njerëz që mendoj se janë kompetent për të bërë dicka. Për mua ka një kontribut të madh për VV-në dhe pretendimi që dikton fjalime nuk është i vërtet, nuk është ashtu”, shtoi Muja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat