Haradinaj i kujton vizitat e Mbretit Charles III në Kosovë

Aktuale

Haradinaj i kujton vizitat e Mbretit Charles III në Kosovë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 20:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Mbretin Charles III pas kurorëzimi mbretëror të tij.

Haradinaj me këtë rast ka kujtuar vizitat e Mbretit Charles në Kosovë më 1999 dhe 2016 duke thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojë të rritet edhe më tej.

“Lidhja e Mbretit Charles III me Kosovën, është para së gjithash personale. Vizitat e tij në Kosovë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016 janë tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Mbretërinë e Bashkuar.
Në ditën e kurorëzimit të tyre, Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, iu shpreh urimet më të përzemërta”.

“Njëkohësisht shpreh vlerësimin dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim. Jam i bindur se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat