“Horori në Serbi”, Musliu: Rusia po i trajnon me armë fëmijët serbë

Aktuale

“Horori në Serbi”, Musliu: Rusia po i trajnon me armë fëmijët serbë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 16:51
Agim Musliu

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se fëmijët në Serbi janë të njohur me armët dhe vrasjet si rezultat i ushtrimeve që rusët bëjnë me ta.

Në një cicërimë në Tëitter, Musliu ka shpërndarë edhe një foto ku shihen fëmijët serbë duke u trajnuar nga rusët, të veshur me uniformat e ushtrisë serbe.

Ai ka thënë se Vuiçiq është vlerësuar gjithmonë për bashkëpunimin e tij me Rusinë.

“Kjo është arsyeja pse në #Serbi edhe fëmijët janë kaq të njohur me #armët dhe vrasjet! Ja ushtrimet që bëjnë #rusët për fëmijët serbë, të veshur me uniformat e ushtrisë serbe. #Vuçiq është vlerësuar gjithmonë për bashkëpunimin e tij me #Rusinë. Edhe sot!”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se së fundmi në Serbi kanë ndodhur dy raste të vrasjeve, njëri në shkollë ku një 14-vjeçar la të vdekur tetë nxënës dhe një roje, ndërsa prej të shtënave masive nga një 21-vjeçar, mbetën të vrarë tetë persona, ndërsa 14 u plagosën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat