Kurti sot e preu shiritin, reagon Haradinaj: Impianti në Gjakovë është projekt i qeverisë time

Aktuale

Kurti sot e preu shiritin, reagon Haradinaj: Impianti në Gjakovë është projekt i qeverisë time

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar kryeministrit të vendit Albin Kurti në lidhje me impiantin për përpunimin e ujërava të zeza në Gjakovë.

Haradinaj ka bëre të ditur se ky impliant ka filluar të ndërtohet në kohën e qeverisjes se tij.

Postimi i plotë:

Impianti për përpunimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një projekt strategjik i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Zvicrës dhe Komuna e që ka marrë udhë që nga viti 2018.

I lumtur që ky investim sot është në dobi të qytetarëve e të qytetit të Gjakovës! Asgjë nuk pikon nga qielli por është rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm, edhe i donatorëve por edhe i Komunës se Gjakovës.

Është mirë të jemi modestë në përvetësimin e meritave. Në rastin konkret impianti ka filluar të ndërtohet gjatë qeverisjes sime, është kryer nga ata që e kanë financuar dhe ka përfunduar në kohën e kësaj qeverie. Të shpresojmë që qeveria e ardhshme të ketë kënaqësinë që t’i inaugurojë projektet që i nisë qeveria e sotme.

Thashë, të shpresojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat