Deputeti i VV-së kërkon nga opozita ta votojnë Ligjin për Tatimin në Pronë

Aktuale

Deputeti i VV-së kërkon nga opozita ta votojnë Ligjin për Tatimin në Pronë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 18:45
Besim Muzqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzqi i ka bërë thirrje partive opozitare të përkrahin Ligjin për Tatimin në Pronë.

Ai thotë se më këtë Ligj i cili ka kaluar në lexim të parë, parashihet falja e Tatimit në pronë deri në 100 euro për qytetarët, e cila do të ndihmonte ata me gjendje me të rëndë.

U bëjë thirrej kolegëve opozitarë që të vijnë në seancë dhe ta votojmë këtë Ligj në mënyrë që qytetarëve tu falen deri në 100 euro nga tatimi në pronë”, ka thënë ai.

Ai tha se falja e kësaj pjese të tatimit nuk do të ndikojë në të hyrat e komunës, pasi ato do të rimburësohen.

Ligji i ri për Tatimin në Pronë është kundërshtuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat