Murati akuzon opozitën se po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat duhen 80 vota

Aktuale

Murati akuzon opozitën se po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat duhen 80 vota

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:06
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar se opozita ua ka bllokuar në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe të tjera.

Murati vlerëson se “kundërshtimi i këtij projekti nga opozita, është përtej çdo logjike”.

“Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçen e lagjeve tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes”, shprehet Murati.

Ai i bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga “inatet politike” dhe të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Mirëpo bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat