Lumir Abdixhiku komenton dorëheqjen e sotme të Faton Bislimit: E pakuptimtë

Aktuale

Lumir Abdixhiku komenton dorëheqjen e sotme të Faton Bislimit: E pakuptimtë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 17:43
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar dorëheqjen e sotme të Faton Bislimit nga pozita e anëtarit të kryesisë së LDK-së.

Bislimi e ka publikuar të mërkurën letrën e dorëheqjes që ia ka dërguar Abdixhikut. Ai ka deklaruar se është injoruar paarsyeshëm dhe se dorëheqja e tij nuk ka qenë e lehtë, teksa ka radhitur arsyet për këtë dorëheqje.

Për këtë, Abdixhiku tha se dorëheqjet e tilla janë të pakuptimta, kur ato vinë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake.

Megjithatë, ai i falënderoi të gjithë zyrtarët që kanë kontribuuar për LDK-në

“Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta, sepse edhe kryesia janë në dorëheqje e sipër .Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për LDK-në edhe ata që nuk kanë kontribuar. E rëndësishme është rruga që kemi përpara”, tha ai në një konferencë për media.

Abdixhiku mes tjerash ka njoftuar se LDK-ja më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme. Ai u shpreh se e fton çdo anëtar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat