Kusari – Lila: Asnjë deputet s’e ka paralajmëruar largimin nga LVV-ja, as ata me qasje konservative

Aktuale

Kusari – Lila: Asnjë deputet s’e ka paralajmëruar largimin nga LVV-ja, as ata me qasje konservative

Më: 25 maj 2023 Në ora: 23:05
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, tha se asnjë deputet tjetër, përveç Haki Abazit e Fatmir Humollit s’e ka paralajmëruar largimin nga Vetëvendosja.

Ajo tha se deputetët në grupin parlamentar të VV-së kanë shprehur mendimin e tyre për çështje të caktuara dhe se sipas saj, me ta ka komunikim normal.

“Me asnjë deputet në kuvend s’kam probleme në komunikim. Asnjë s’e ka paralajmëruar largimin ose ka dhënë shenja të kushtëzimit me afate që i kemi pasur si tek rasti i Humollit”, tha Kusari – Lila në Rubikon.

Tutje, ajo foli edhe për deputetët me qasje siç e quajti ajo “konservative”, për të cilët tha se “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.

“Ka deputetë me qasje konservative në raport me vlerat fetare dhe si të tillë ata i kanë shprehur ato pa asnjë imponim ndaj të tjerëve dhe në temat e caktuara jemi pajtuar që të mos pajtohemi.  Kur ka pasur tituj në media se ata mund të dalin si grup i veçantë ata kanë ardhur dhe janë mahnitur me atë se çka po shkruajnë mediat për ta. S’ka pasur drejtpërdrejt për asnjëherë kërkesë apo paralajmërim të largimit”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat