Reagon Edi Rama për zhvillimet në veri

Aktuale

Reagon Edi Rama për zhvillimet në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën e sotme në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se bashkohet më reagimin e ndërkombëtarëve dhe bënë apel që të mos ecur më tëj në këtë shteg siç e quan ai “jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm”.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?!

Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë “, shkruan Rama në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat