Brukseli thotë se nuk do t’i tolorejë më aksionet e njëanshme provokuese në veri

Aktuale

Brukseli thotë se nuk do t’i tolorejë më aksionet e njëanshme provokuese në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:18
Josep Borell

Bashkimi Evropian ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës, duke thënë se i dënojnë ashpër përleshjet e sotme mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbëve lokalë.

BE-ja tregon se kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore kishin tentativa për të hyrë në objektet e komunave.

‘”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, thuhet në reagim.

”Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, vazhdon reagimi.

”Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, përmbyllet komunikata e BE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat