Reagon ashpër gjenerali shqiptaro-amerikan, tregon kush po e dirigjon Kosovën drejt një lufte të re ballkanike

Aktuale

Reagon ashpër gjenerali shqiptaro-amerikan, tregon kush po e dirigjon Kosovën drejt një lufte të re ballkanike

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2023 Në ora: 09:02
Pamje nga zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës.

Edhe gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka pyetur nëse sekretari amerikan Antony Blinken, me përkëdheljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po don ta dërgojë Kosovën në luftë, përcjell Bota sot.

“Blinkeni, me përkëdheljen e Serbisë në krye me kriminelin Vuçiq po e dirigjon Kosovën drejtë një lufte të re ballkanike?”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.

Në reagimin e tij, Blinken ka dënuar fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, për atë që e ka quajtur “përshkallëzim të tensioneve në veri të vendit”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në një postim në Twitter.

Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre, me asistim të Policisë.

Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina. Ndaj këtyre zhvillimeve kanë reaguar menjëherë ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat