“Rrnoftë Kosova e Albin Kurti”, Çun Lajçi reagon pas tensioneve në veri – ja mesazhi i tij për Amerikën e Evropën!

Aktuale

“Rrnoftë Kosova e Albin Kurti”, Çun Lajçi reagon pas tensioneve në veri – ja mesazhi i tij për Amerikën e Evropën!

Nga: A.M. Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:26
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Pas zhvillimeve të fundit në veri, ka reaguar edhe shkrimtari dhe aktori Çun Lajçi.

Ai përmes një postimi në Facebook mbështeti veprimet e qeverisë Kurti në veri të Kosovës.

Lajçi tha se Albini e plotësoi premtimin e fushatës, ku në çdo cep do të sundoi rendi e ligji e do të funksionoi shteti.

“Standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evroianët e amerikanët e pastaj le t'insistojnë për të tilla standarde edhe n'Kosovë!

Rrnoftë Kosova! Rrnoftë populli i saj. Rrnoftë policia e ushtria kosovare e rrnoftë Albin Kurti”, shkroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shqiptarë

Jo ju që i shiqoni televizorët, po Ju që televizorët i bani me dalë menç, mos u bani dhelpna, se kaçubat i ka djegë Serbia njiherë e nji kohë e pallatet që i keni ndërtua me "djersën e ballit" pa i zbrazë kuletat, ato mund t'luhatën nga drojtja e juaj!

Albini e plotësoi premtimin e fushatës; - në çdo cep do t'sundoi rendi e ligji e do t'funksionoi shteti. Kosovë do t'jetë veriu e jugu, pamvarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës!

Standardet e dyfishta le ti zbatojnë evroianët e amerikanët e pastaj le t'insistojnë për të tilla standarde edhe n'Kosovë!

Rrnoftë Kosova! Rrnoftë populli i saj. Rrnoftë policia e ushtria kosovare e rrnoftë Albin Kurti!

Ju frigohuni sa të doni, por dijeni se frika vetëm sa iu zvogëlon!

"Edhe ti Mbreti Stambollës (thoshte Fishta) qi po thua se Krajl Nikollës, ... e unë po t'them ty Edi Rama, kqyri mirë punët e Shqipnisë e mos ia mbaj zhagun Vuçiqit, ... "se Shqipnia shportë me fiq nuk ka qillue, qi mua nda miqëve peshqesh"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat