Situatë e qetë në Zubin Potok, Njësia Speciale po qëndron para objektit të komunës

Aktuale

Situatë e qetë në Zubin Potok, Njësia Speciale po qëndron para objektit të komunës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:34
Ilustrim

Situata në komunën e Zubin Potokut të shtunën ka qenë e qetë ashtu si edhe në komunat tjera në veri.

Kjo pas protestave e tensioneve që ishin të premten, ku qytetarë serbë bllokuan hyrjet e objekteve komunale të kësaj komune dhe në Leposaviq e Zveçan.

Objektei i kësaj komune po vazhdon të ruhen nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës siç shihet edhe nga fotografitë e bëra nga ekipi i medias i cili gjendet në veri.

Gjithashtu, përgjatë rrugës Zveçan- Leposaviq janë shtuar postblloqet e Policisë se Kosovës, por ka edhe lëvizje të veturave të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat