“Përgjegjësia kryesore bie mbi palën serbe”, Minxhozi: Dërgimi i ushtrisë në kufi shkel marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

“Përgjegjësia kryesore bie mbi palën serbe”, Minxhozi: Dërgimi i ushtrisë në kufi shkel marrëveshjen e Ohrit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, analisti Skënder Minxhozi tha se kryeministri Albin Kurti duhet t’i bëjë mirë llogaritë nëse mund t’ja dalë duke iu kundërvënë SHBA-ve dhe BE-së.

Sa i përket reagimit të palës serbe për praninë e ushtrisë në kufirin me Kosovën, analisti tha se kjo bie ndesh me marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, që u arrit mes Kurtit dhe Vuçiç.

Minxhozi shtoi se përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin pasi afrimi i ushtrisë në kufi jo vetëm që është një shkelje e marrëveshjes por gjithashtu krijon edhe një klimë tensionuese në veri.

“Kurti duhet të bëjë llogari nëse mund t’ja dalë në një kundërvënie të hapur jo vetëm ndaj serbëve dhe rusëve që kanë reaguar këto orë, por nëse mund të sfidojë edhe evropianët dhe amerikanët që janë garantët e vetëm të ekzistencës së shtetit të sotëm kosovar. Në këtë mes futet edhe qeveria shqiptare që ka ndjekur një linjë të moderuar dhe ka kërkuar që problemet të zgjidhen gradualisht.

Duhet thënë se reagimi i palës serbe është i vrazhdë, është shkelje flagrante e marrëveshjes së Ohrit. Vuçiç nuk vonoi ta përdorë krizën në veri për të thirrur një protestë të madhe për të zgjidhur krizën e brendshme politike dhe duke i fryrë urave të nacionalizmit. Edhe serbët e Kosovës u thirrën me autobusë për të marrë pjesë në protestën e fundit në Beograd.

Siç shihet është një situatë ekzplozive ku secila palë ka përgjegjësinë e vet. Do t’ja atribuoja përgjegjësinë kryesore palës serbe, e cila duke afruar ushtrinë në kufijtë e Kosovës jo vetëm që shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e Ohrit por krijon edhe një klimë tensionuese duke motivuar grupet separasite dhe kriminelët që janë infiltruar nëpërmjet kufirit dhe që lëvizin lirisht.

Ushtria është një element i dukshëm tensioni sepse agresiviteti ushtarak që ka treguar Serbia sa herë që në veri ka pasur përplasje, është një element që për gjithçka mund të ndihmojë përveçse implementimit të marrëveshjes që Kurti dhe Vuçiç ofruan për të dy shtetet në prani të garantëve evropianë, si një rrugë normaliteti në fund të së cilës madje përmendej rrethana se dy vendet do të respektonin simbolet e njëri tjetrit. Ndërkohë që sot jemi në logjikën e kundërvënies mur më mur dhe të thellimit të një krize, e cila e ka shtyrë evriopianërt për të përdorur tone shumë të ashpra.”, tha Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat