​Asociacioni i Komunave të Kosovës pranohet në Organizatën Evropiane EUREGHA

Aktuale

​Asociacioni i Komunave të Kosovës pranohet në Organizatën Evropiane EUREGHA

Më: 27 maj 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në, në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA.

Sipas njofitmit të AKK-së, EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane.

Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë. Pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA.

Ky mekanizëm brenda AKK-së jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme. Gjithashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkurajon përhapjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat