Ramës i vjen një goditje për deklaratën ndaj policisë së Kosovës – kështu i drejtohet profesori!

Aktuale

Ramës i vjen një goditje për deklaratën ndaj policisë së Kosovës – kështu i drejtohet profesori!

Nga: M.H. Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:08
Edi Rama

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Ai ka përgëzuar policinë e Kosovës se si e kanë menaxhuar situatën, përcjell “Bota sot”.

Bytyçi kritikoi Ramës që foli për policinë e Kosovës duke u shprehur që i njejti mbrojti serbët dhe veprimet e tyre.

Postim i plotë

I dashur vëllau im, polic i Kosovës!

Unë e pashë videon kur një huligan nga radhët e pakicës serbe në veri tq goditi me egërsinë e një të çmenduri, edhe pse ti po rrije gati gatitu në mbrojtje të institucionit! Fillimisht u mërzita, nuk kam pse e fsheh! Por për pak u kthjellova dhe pash tek ti njeriun human, policin profesionist, patriotin që nuk trembet nga goditjet e të çmendurëve! Pashë se vëllu im polic i Kosovës nuk është hakmarrës, siç janë shumë nga militantët e policisë së regjimit në Shqipëri. Ti nuk dëshiron të sillesh si policët e Shqipërisë. Ndërsa sjelljen e polices serbe të Milosheviçit e urren!

Megjithatë kryeministri i vendit tim ju dënoi dje, pse ju shkuat për të vendosur rend e rregull në komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës! Ju tha se "ju ishit arsyeja pse ndodhen ato ngjarje"! Tha edhe se "Veprimi i policisë së Kosovës në veri është krejtësisht i panevojshëm"! Për turpin e tij, nuk tha asnjë fjalë për ata huliganët e si vëllaut të tij binjak në Beograd, të cilët të qëlluan ty dhe plagosen edhe pesë kolegë të tutë.

Policia e këtij sharlatanit që ne kemi në krye të ekzekutivit tonë në Shqipëri ka tërhequr zvarrë gazetare e artiste me famë, natën vonë kur shkuan e shkatërruan teatrin kombëtar. U kanë lëshuar gaz lotësjellës pleqëve, fëmijëve e të sëmurëve në oren 03:00 të mëngjesit, pse refuzonin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Kryeministri që ju ju dënoi për mbrojtjen e kushtetues dhe institucionëve të Kosovës, ka arrestuar me dhjetëra shqiptare, qytetarë të tij në Shqipëri, pse u dogj "kërpudha" pranë selisë së tij.

Ndërsa ju qëndruat të heshtur, të duruar, por edhe të vendosur e këmbëngulës, si trima dhe të patrembur në mbrojtje të shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial! Ju dëshmuat profesionalizëm më të spikatur edhe se policia amerikane, franceze, italiane, greke e me radhe! Ju jeni nderi e krenaria jone! Ne mburremi me ju! Ne behemi me dy zemra e me kater krahe, kur ju shohim ju ne mbrojtje te shtetit e te integritetit territorial dhe nuk ia ia jepni shansin as armikut t'ju qortoje e akuzoje per vepra te paligjshme!

Faleminderit qe ekzistoni, i dashur vellau im, polic i Kosoves! Faleminderit per dinjitetin qe deshmoni! Faleminderit per emocionet pozitive qe na dhuroni! Faleminderit ju dhe Zotit qe ju ka motivuar per pune te medha e te mira ne dobi te atdheut tone, Kosoves!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat