Një ditë pas situatës së tensionuar në veri, Kurti dhe Krasniqi në Pejë

Aktuale

Një ditë pas situatës së tensionuar në veri, Kurti dhe Krasniqi në Pejë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:37
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi kanë vizituar sot qytetin e Pejës.

Këtë e bëri të ditur Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se janë në qytetin e bukur të Pejës.

Krasniqi bashk me Kurtin vizituan artistin pejan, Sokol Beqiri.

“Vizitë e frymëzim te artisti ynë i madhë, Sokol Beqiri. Bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, në Pejën tonë të bukur”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, një ditë më parë në komunat veriore të Kosovës qytetarët e komunitetit serbë kishin dal për të penguar kryetarët e rinj të komunave për të ushtruar funksionin e tyre në objektet komunale.

Ndërkohë, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të premten kishte takuar tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit,  Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut,  Izmir Zeqiri ku kishte thënë se do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat