Si është gjendja në pikën kufitare pas ngritjes së gatishmërisë luftarake nga Serbia?

Aktuale

Si është gjendja në pikën kufitare pas ngritjes së gatishmërisë luftarake nga Serbia?

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Tensionet e fundit në veri në Kosovës, ‘tensionuan’ edhe presidentin, Aleksandar Vuçiqi, i cili mënjëherë dha urdhër që ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie, por pavarësisht kësaj, situata është e qetë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk është vërejtur prania e ushtrisë serbe.

Sipas raportimt të mediumi serb “Danas”, gjatë fundjavës qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në vendkalimin në Konçul është zhvilluar pandërprerje.

Burime të Danas brenda policisë serbe, konfirmojnë se "për shkak të situatës aktuale është rritur kontrolli i mallrave dhe udhëtarëve”.

Shoferi i kaminoit që udhëton rregullisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë, Beqir Salihi, ka thënë se nëse ushtria vendoset në këtë vendkalim do të bllokojë plotësisht jetën normale të shqptarëve, por edhe të serbëve.

“E gjithë kjo do të rëndojë më tej situatën edhe ashtu të keqe sociale dhe ekonomike. Nëse ushtria realisht vendoset në këtë vendkalim, ajo mund të bllokojë plotësisht jetën normale të ne shqiptarëve, por edhe të serbëve që përdorin Konçulin për të ardhur nga Kosova në Serbi.” – ka thënë Beqir Salihi.

Ndërkaq, për Danas ka folur edhe qytetari serb, Boban Saviq, i cili ka thënë se nuk ka vërejtur forca ushtarake.

“Askush nuk është rehat kur sheh ushtarakë apo policë me armë në duar. Është e qartë se situata u përkeqësua sapo kreu i shtetit gjykoi se duhej ngritur niveli i gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Nga kjo do të kemi vetëm dëme dhe komplikime shtesë në udhëtimin mes qyteteve në jug të Serbisë dhe të Kosovës, si ne serbët ashtu edhe shqiptarët. Për këtë nuk kanë faj njerëzit e thjeshtë, por ja ku po hyjmë në një episod të ri frike.” – ka thënë ai.

Tensionet në veri

Dalja në punë e kryetarëve të rinj të komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nxiti tensione të reja.

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave, nxiti serbët lokalë, të cilët lëshuan alarmet dhe u grumbulluan për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave.

Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Mënjëherë pas këtyre tensioneve, Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Milos Vuçeviq ka deklaroi se Forcat e Armatosura të Serbisë janë vendosur në pozicione drejt vijës administrativë me Kosovën.

Kjo do të thotë se pak para orës 14:00, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë ka lëshuar urdhër të mëtejshëm që njësitë e Forcave të Armatosura të Serbisë të zënë pozicione të caktuara që ishin të përcaktuara në përputhje me planet tona të mbrojtjes, planet strategjike, si dhe me veprimet operative dhe taktike të Forcave të Armatosura të Serbisë, të gjitha me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj.” – kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat