Gjendje e tensionuar në Zveqan, të shtëna armësh - njerëz të maskuar eskaluan situatën, raportohet për të lënduar

Aktuale

Gjendje e tensionuar në Zveqan, të shtëna armësh - njerëz të maskuar eskaluan situatën, raportohet për të lënduar

Më: 29 maj 2023 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 18:23 më 29.05.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Abbott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe Gazetarëve në veri të Kosovës.

Sipas tij, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme.

Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”.

 

KFOR’i arreston disa prej sulmuesve në Zveçan, i dorëzohen Policisë

Ushtarë të misionit të KFOR’it janë përplasur të hënën me protestues të dhunshëm serbë përballë objektit të Komunës së Zvecanit.

Si pasojë disa prej ushtarëve të KFOR’it kanë mbetur të lënduar.

Media raporton se bëhet fjalë për rreth 20 ushtarë (italianë e hungarezë), që kanë marrë lëndime pasi protestuesit serbë kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të tyre dhe gjësende të forta.

Sipas burimeve, disa prej sulmuesve tashmë janë arrestuar dhe u janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

​Protestuesit e dhunshëm sulmojnë KFOR-in dhe ia djegin veturën

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan.

Pasi KFOR-i paralajmëroi protestuesit të largohen dhe ata nuk u bindën, pjesëtarët e këtij misioni filluan të avanconin përpara. Protestuesit rezistuan dhe u ulën. Pjesëtarët e KFOR-it vazhduan t’i shtynin. Më pas u dëgjuan shpërthime, por ende nuk dihet se cila palë hodhi mjete plasëse.

Në Zveçan u hodh gaz lotsjellës dhe shok-bomba u dëgjuan duke shpërthyer dhe protestuesit hodhën në drejtim të KFOR-it gurë, shishe dhe koktej molotovi.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë parë ushtarë të lënduar të KFOR-it.

Po ashtu, një veturë është parë duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur.Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, vazhdon të mbetet para ndërtesës së komunës.

Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën.

Gjatë ditës ka pasur disa inicdente në veri, përfshirë edhe ndërhyrjen e policisë për të larguar protestuesit, që tentuan të hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.

Ky mision tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 prill, në procesin zgjedhor që u bojkotua nga Lista Serbe.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Tensionohet gjendja në veri, dëgjohen të shtëna armësh

Nga: M.L.

Situata në kokomunën e Zveçanit është mjaft e tensionuar aktualisht.

Ndaj trupave të trupave të KFOR-it janë hedhur gjësende të ndryshme. përfshirë edhe shok-bomba. 

Po ashtu janë djegur edhe vetura.

Raportohet për të shtëna armësh, ndërsa disa ushtarë të KFOR-it janë të lënduar. 

Po ashtu, në rrezik janë edhe gazetarët ku është bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për ta.

Pamje nga vendi i ngjarjes këtu

Lëndohen disa ushtarë të KFOR-it në Zveçan

Disa nga ushtarët e KFOR-it janë lënduar gjatë përballjeve me protestuesit në Zveçan.

Kjo ndodhi pasi KFOR-i u dha një ultimatum për t’u tërhequr, por që të njëjtit nuk e bënë një gjë të tillë.

Më pas ka filluar përplasja në mes tyre. /]

Pas paralajmërimit, KFOR-i shpërndan protestuesit në Zveçan

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

"Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Protestuesit në Zveçan hedhin gurë drejt KFOR-it

Ende ka tensione në komunën e Zveçanit, pasi protestuesit ende nuk janë shpërndarë.

Protestuesit janë duke hedhur gurë drejt KFOR-it

Kastrati: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu  

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur ta mbajë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit, duke mbajtur policinë atje.

Sipas tij, Qeveria duhet të nisë menjëherë bashkëpunimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionimin e situatës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

Partnerët kryesorë për Qeverinë e Kosovës, sipas Kastratit, janë përfaqësuesit amerikanë dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

“Duhet të ulen dhe ta studiojnë këtë situatë me KFOR-in, sepse i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në atë pjesë, është KFOR-i”, tha Kastrati.

Sa i takon shtimit të prezencës së KFOR-it në afërsi të objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Kastrati tha se ky mision është në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“KFOR-i nuk e thotë haptas, por është në mbështetje të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në mënyrë që ajo pjesë të mos bllokohet prapë, të mos vendosen barrikada dhe të mos ndodhë më e keqja, sepse atje ka serbë të armatosur, këtë e dimë të gjithë”, tha Kastrati.

Kastrati shtoi se destabilizimi i kësaj pjese të Kosovës është qëllim i Serbisë.

“Serbia është duke dashur që ta ndajë veriun e Kosovës. Këtë e ka synim. Pra, synimi i saj është që të mos i lejojë institucionet e Kosovës në atë pjesë të funksionojnë. Kjo po dihet”, tha ai.

Duke komentuar veprimet e Policisë së Kosovës për të asistuar futjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj, gjenerali Kastrati tha se policia është treguar profesionale dhe se ka zbatuar detyrat e dhëna nga ekzekutivi.

Protestuesit në Zubin Potok shpërndahen; në Zveçan e Leposaviq vazhdon protesta

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok raporton se protestuesit serbë, të mbledhur para ndërtesës së komunës, janë shpërndarë.

Ata paralajmëruan protestë të ngjashme për të martën.

Në Zveçan thonë se qytetarët nuk do të largohen derisa të largohet Policia e Kosovës.

Dhjetëra protestes mbeten edhe para objektit komunal në Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat