Nuk ndalen protestuesit serbë, vizatojnë simbole nacionaliste mbi autoblindën e Policisë

Aktuale

Nuk ndalen protestuesit serbë, vizatojnë simbole nacionaliste mbi autoblindën e Policisë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:06
Pamje nga veriu

Nga pamjet që vijnë nga qytetet e veriut, shihet se protestuesit serbë po qëndrojnë rreth autoblindave të Policisë së Kosovës.

Marko Jakshiq, ka publikuar pamje ku shihet se një autoblinde të Policisë i janë vizatuar simbole nacionaliste.

Më herët, u publikuan pamjet, ku shihej se një autoblinde të PK-së i ishte vendosur një flamur serbë, gjersa protestuesit thërrisnin “Serbia”.

Mëngjesin e së hënës , grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Të premten, kryetarët e këtyre tri komunave hynë për herë të parë në objektet e komunave prej që janë zgjedhur. Hyjren e tyre e mundësoi Policia e Kosovës, mes tensionesh dhe kundërshtimeve të turmave të qytetarëve që ishin mbledhur para komunave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat