Armend Muja ‘ironizon’ me kryetarët e veriut nga radhët e PDK-së – publikon këto fotografi

Aktuale

Armend Muja ‘ironizon’ me kryetarët e veriut nga radhët e PDK-së – publikon këto fotografi

Nga: A.M. Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:23
Armend Muja: Dy kryetarët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Erden Atiq në Komunën Veriore të Mitrovicës dhe Lulëzim Hetemi, në Leposaviq, sot janë në zyrat e tyre të punës.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar fotografitë e dy kryetarëve të rinj të veriut nga radhët e LVV-së, Erden Atiqit, kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Muja tha se këta të fundit janë në zyret e punës, derisa ironizoi me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët vijnë nga radhët e PDK-së, e që nuk kanë dalë në punë.

“Shpresoj dhe uroj që edhe dy kryetarët tjerë në Zveçan dhe Zubin Potok shumë shpejt të kthehen në zyre, e të vazhdojnë punën e filluar të premten”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dy kryetarët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Erden Atiq në Komunën Veriore të Mitrovicës dhe Lulëzim Hetemi, në Leposaviq, sot janë në zyrat e tyre të punës.

Shpresoj dhe uroj që edhe dy kryetarët tjerë në Zveçan dhe Zubin Potok shumë shpejt të kthehen në zyre, e të vazhdojnë punën e filluar të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat