Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale

Aktuale

Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale

Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:34
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi janë ende në detyrë , të cilët ende po qëndrojnë në objektet komunale.

Muja tutje i bëri thirrje Prokurorisë që sipas tij “ka qenë jashtëzakonisht e heshtur” që këto grupe kriminale që e sfidojnë rendin kushtetues dhe të brendshëm të Kosovës të procedohen sipas ligjit.

“Bandat kriminale të Vuçiqit, për dallim nga dy ditët e kaluara që ishte qetë, bandat bandat kriminale të Vuçiqit, me shkronjën Z të Putinit, me sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj KFOR-it, sot e shpërfaqën fytyrën e vërtetë të tyre që nuk kemi të bëjmë me protestues e as me rezistencë ndaj komunave por kemi të bëjmë me banda të Vuçiqit të cilat kanë sulmuar gazetarët, pjesëtarët e KFOR-it. Qeveria e Kosovës por edhe Policia e Kosovës kishte të drejtë në analizimin e rrezikut kur iu ka mundësuar kryetarëve që të shkojnë në komuna”., ka thënë Muja në RTV Dukagjini.

“Erden Atiqi dhe Lulëzim Hetemi, dy kryetarë të komunave në veri janë në detyrë aktualisht, janë të vendosur që t’i shërbejnë qytetarëve. Dy kryetarët qëndrojnë në objekte komunale dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë sepse është e pamundur që të ofrohen ose të ushtrohet posti i kryetarit jashtë objekteve komunale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat