Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia

Aktuale

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia

Më: 30 maj 2023 Në ora: 09:29
Flamuri i Zvicrës

Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30 ushtarë.

Në reagimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thuhet se dënojnë sulmet e dhunshme në Zveçan, njëherësh bëjnë thirrje për kthimin e qetësisë në komunat veriore të Kosovës.

“Zvicra dënon fuqishëm sulmet e dhunshme në Zveçan kundër NATO, KFOR. Trupat janë atje për të ruajtur paqen dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Bëjmë thirrje për kthimin e qetësisë në veri të Kosovës. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë”, vijon reagimi.

Tensione në veri ka pasur që nga dita e premte, serbët janë duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të vazhdojnë punën në objektet komunale.

Ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, si dhe mediat duke ua djegur veturat. Nga zhvillimet e së hënës mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat