​Masat mbrojtëse, këtë javë pitet të ketë më pak seanca publike në gjyqin kundër Shalës

Aktuale

​Masat mbrojtëse, këtë javë pitet të ketë më pak seanca publike në gjyqin kundër Shalës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:54
Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i shtatë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në rastin kundër Pjetër Shalës. Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe pjesa më e madhe e seancave gjatë kësaj jave pritet të jenë të mbyllura.

Megjithatë, turpi gjykues ka bërë të ditur se pas përfundimit të dëshmisë së tij, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet dhe do të bëhet publik.

E derisa seanca është zhvilluar e hapur, dëshmitari i cili mbanë kodin 1, ka folur për periudhën kur ai pretendon se është mbajtur në Kukës.

Sipas tij, në atë periudhë mund të ushqehej vetëm një apo dy herë në javë.

Prokurori: Na tregove që aty nuk ka pas mobile por ka pas batanije, ku keni fjetur ju?

Dëshmitari: Qaty në tokë qashtu.

Prokurori: A keni mundur t’i përdorni batanijet për të fjetur në to?

Dëshmitari: Për fillim po, nja 2-3 ditë, tani na i kanë hequr krejt.

Prokurori: Po në lidhje me ushqimin, çfarë ushqimi iu kanë dhënë?

Dëshmitari: Për besë me ta thënë të vërtetën nuk e mbaj mend kur kam pas hëngër, ndoshta një herë në dy javë apo ndoshta në javë na kanë dhënë për sevap të Zotit një grimë, por nuk e mbaj mend as çka kem hëngër veç e mbaj mend dajakun, se ushqimin e kam pas harrua krejt.

Prokurori: Gjatë kohës sa të kanë mbajtur aty a të kanë dhënë ujë

Dëshmitari: Ujë na i kanë dhënë do shishe aty nuk kemi pas pak krejt, janë kanë 6-7 veta, kaniherë 9 veta, kaniherë 12 veta të burgosur 3-4 shishe, edhe pa bukë diçka është dashur me pi.

Gjithashtu, dëshmitari ka përshkruar dhomën në të cilën ai pretendon se është mbajtur.

Sipas tij ishin dy dritare me hekura.

Prokurori: Dhoma e shënuar me numrin 1 në këtë vizatim është dhoma ku je mbajtur, a ka pas mobile aty në dhomë?

Dëshmitari: Ka pas batanije e për fillim, batanije vetëm për në tokë.

Prokurori: Prej çfarë materiali ka qenë dyshemeja?

Dëshmitari: Toka ka qenë zall se ka qenë e betonuar, por ka qenë beton i prishur se ato kanë qenë ndërtesa të vjetra.

Një pjesë e dëshmisë së tij është redaktuar për publikun.

Ndërsa seanca ka vijuar private kur prokurori e ka pyetur dëshmitarin rreth identitetit të personave që dëshmitari pretendon që janë mbajtur bashkë me të.

Pas kësaj, Pjetër Shala ka kërkuar nga trupi gjykues që mbrojtja e tij ta telefonojë, duke theksuar se nevojë për konsultë.

Shala i cili po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes, ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat