Tensionet në veri, Behgjet Pacolli zbulon kush janë fajtorët kryesorë: Veprimet e tyre po gëzojnë Vuçiçin

Aktuale

Tensionet në veri, Behgjet Pacolli zbulon kush janë fajtorët kryesorë: Veprimet e tyre po gëzojnë Vuçiçin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:57
Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo proces i Kosovës është realizuar gjithmonë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referuar këtu dhe veprimeve pas situatës në Veri, ku 30 ushtarë të KFOR-it ngelën të plagosur pas përplasjes me protestuesit serbë.

Ai theksoi se tensionet e krijuara po i kushtojnë shumë Kosovës, ndërsa shtoi se i vjen keq kur sheh reagimet e arenës ndërkombëtare dhe qasjen e tyre në këtë situatë.

“Në momentin që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vendosur që të bëjnë zgjedhjet në veri të një kohë jo të duhur, të panevojshme për Kosovën, është parë se veriu po humb dhe nëse veriu humbet tani faji kryesor është i Vjosa Osmanit dhe i Albin Kurtit,” – u shpreh Pacolli.

Sipas tij ish dashur të pritej për një kohë më të përshtatshme për realizimim e zgjedhjeve. Në këndvështrimin e Pacollit, çdo veprim i Albin Kurtit po gëzon presidentin Vuçiç dhe rrjedhimisht ai po luan në lojën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat