NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Aktuale

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:02
Jens Stoltenberg

Aleanca veriatlantike, NATO, ka dislokuar forca shtesë në misionin e saj të KFOR-it në Kosovë.

Kjo si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në atë pjesë, aleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Twitter.

Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën, 29 maj, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat