Tensionet në veri/ Baraliu jep një propozim për rrugën përpara në këto çaste të vështira për Kosovën

Aktuale

Tensionet në veri/ Baraliu jep një propozim për rrugën përpara në këto çaste të vështira për Kosovën

Nga: A.SH Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:46
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Tenisonet në komunat veriore po vazhdojnë edhe sot.

Analisti Bleron Baraliu ka dhënë një propozim për dajle nga ngërrçi aktual në të cilin ndodhet Kosova.

Sipas tij, në momente të tilla fitojnë ata që janë më të mençur, që janë të drejtë dhe fleksibilë.

Postimi në Facebook:

Të dashur miq - po jap një propozim për rrugën përpara në këto çaste të vështira për Kosovën:

Në momente të ngërrçit fitojnë ata që janë të mençur, në anën e së drejtës dhe fleksibilë. Prandaj, duke qenë se qeveria dhe qytetarët e Kosovës janë larg më konstruktiv e zemërgjerë se serbët dhe lidershipi i tyre politik që është totalisht fashist dhe luftënxitës, mendoj se Kosova e ka momentin ideal të ofroj këtë zgjidhje:

1. Qeveria të thërras një mbledhje koordinimi me opozitën, Kurti pra me MK, LA, RH etj., dje të koordinohen 100% për hapat e radhës

2. Kurti të takohet së pari me Ambasadorin Hovenier dhe më pas me grupin e QUINTit dhe t'ia dëftoj qëllimin e sinqertë dhe domethënës të qeverisë dhe lidershipit politik kosovar për koordinim të plotë me aleatët ndërkombtarë, me zgjidhje si në vijim:

3. Kryetarët e komunave veriore japin dorëheqje dhe rrjedhimisht shpallen zgjedhjet e reja në to

4. QUINT të garantojë pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje, duke ju dëftusr atyre se ky është kompromisi i fundit dhe ose do t'i pranojnë në plotni institucionet e Kosovës ose do të mbeten përfundimisht jashtë tyre

5. Zgjedhjet do të jenë demokratike me monitorim ndërkombtar, dhe pavarësisht (mos)pjesëmarrjes dhe rezultateve, të garantohet që me çdo kusht fituesit e rinjë do të ushtrojnë detyrën e tyre nën mbështetje pa asnjë ekuivok nga QUINT, përfshirë garantimin e sigurisë nga policia e Ks nën mbështetje të plotë të QUINT

6. QUINT të ftoj në takim brenda ditëve Kurtin dhe v*cic dhe t'ia dëftoj v*cic e co qartë dhe prerë që përkushtimi i QUINTit për pavarësinë e Kosovës me integritet të plotë territorial është i pakompromis, dhe çdo akcion për t'a sabotuar këtë do të eskalojë në masa të ashpra kundër s*rbisë si dhe me pasoja të rënda për secilin person që cenon rendin dhe ligjin në veri

7. Marrëveshja e Ohrit të pezullohet deri sa të arrihet përkushtim i plotë nga v*cic e co për respektin të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat