Rafuna niset për në Bruksel bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, do të takohen me Varheljin

Aktuale

Rafuna niset për në Bruksel bashkë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, do të takohen me Varheljin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:39
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez, ka njoftuar se është nisur për në Bruksel bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ku do të takohen me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelji, raporton REL.

Lajmin e ka bërë të ditur Çadez në rrjetin social Linkedin, ku ka publikuar një blog për gjendjen ekonomike në Evropë

“Rrugës për në Bruksel. Së bashku me kolegun tim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një takim me mikun tonë komisionerin Oliver Varhelji, po përballem me disa të vërteta të dhimbshme: Ne jetojmë në një ekonomi të ndarë botërore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina”, ka shkruar Čadež.

Njoftimi për takimin e dy liderëve të Odave Ekonomike vjen mes tensioneve në veri të Kosovës, ku qytetarët serbë janë përplasur me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Serbët vendas protestuan pasi kryetarët e sapozgjedhur morën detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat