​Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Aktuale

​Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:16
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë nacionale.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po kthejnë përmbys sukseset e Kosovës.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova ka popullin më properëndimor në kontintet, dhe sipas tij, do të dijë t’i ruajë miqtë.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t'i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë. Është i vogël Albin Kurti t'ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj. Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t'ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat