Përleshje mes grupeve të serbëve në Veri

Aktuale

Përleshje mes grupeve të serbëve në Veri

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:34
Veriu

Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkaq në Leposaviq ka ndodhur një përleshje.

Qytetarët atje i kanë thënë gazetarit, Çlirimtar Morinës, se bëhet fjalë për një përleshje në mes protestuesve atje.

Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga këto përleshje.

Të hënën, protestuesit serbë janë përleshur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it, disa prej të cilëve mbetën të lënduar.

Institucionet e Kosovës thonë se sulmet po vijnë prej bandave kriminale serbe të kontrolluara nga Beogradi. 

Pamjet mund ti ndiqni https://www.facebook.com/watch/?v=639350021037375

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat