Pantina: Presidente Vjosa Osmani vepro sa nuk është bërë vonë!

Aktuale

Pantina: Presidente Vjosa Osmani vepro sa nuk është bërë vonë!

Më: 30 maj 2023 Në ora: 19:07
Shqipe Pantina

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka reaguar pas raportimeve se Kosova është përjashtuar përfundimisht nga stërvitjet “Defender Europe ’23”.

Në një postim në Facebook Pantina ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pozitë më të vështirë se sot dhe atë për fajin e qeverisë së saj.

“Sot nuk po rrezikohet vetëm sovraniteti në një pjesë të territorit, por e ardhmja e qëndrueshme e gjithë vendit. Papërgjegjësia e udhëheqësve të vendit padyshim do sjell pasoja. Është momenti i fundit që Presidentja e vendit të tregohet e përgjegjeshme dhe të ushtrojë funksionin e saj në mbrojtje të interesit të vendit”, ka deklaruar ajo.

Pantina me këtë rast ftoi presidenten Osmani që të veprojë dhe Parlamentin që të mblidhet urgjentisht.

E interes i vendit NUK është rrezikimi i sigurisë dhe mbi të gjitha partneriteti me miqtë tanë pa të cilët as s’do e kishim dhe as s’do e kemi shtetin. Presidente Vjosa Osmani vepro sa nuk është bërë vone! Parlamenti të mblidhet urgjentisht qysh nesër.

Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu, apo jo!”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat