Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në rritje – më ta atakuarat gratë, rrjetet sociale mundësi për të shprehur “mllefin”

Aktuale

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në rritje – më ta atakuarat gratë, rrjetet sociale mundësi për të shprehur “mllefin”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sallonin me temën “?”. Në këtë diskutim u tha se përdorimi i gjuhës së e urrejtjes në Kosovë është në rritje dhe se nga ky fenomen me të atakuar janë gratë.

Drejtori ekzekutivi Institutit “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, tha se gjuha e urrejtjes në vend është përdorur edhe më herët, por sipas tij, shqetësues është fakti që kohët e fundit kjo gjuhë është duke u rritur.

Ai tha se nga ky fenomen më të atakuar janë gratë.  Ai shtoi se gjuha e urrejtjes vije nga politikat që merr pushteti e që sipas tij asnjë shoqëri nuk ka qenë imunitet nga kjo çështje.

Gjuha e urrejtjes ka qenë e përdoru herë pas herë ndaj grupeve të ndryshme. Shqetësimi është që kjo ka filluar që të rritet. Më së shumti gruaja ka qenë më shumë e targetuar. Këtë e kemi vërejtur edhe nga mënyra se si janë sjell publiku ndaj presidentes Jahjaga edhe deputetëve të tjera”.

“Zakonisht politika e nxit. Gjuha e urrejtjes kjo më së shumti vjen në shprehje kur sulmi ndaj kundërshtarit politik shkon duke u thjeshtëzuar. Në vendet si Kosova njerëzit ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë në publik”.

Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive në BIRN, tha se rrjetet social i kanë dhënë mundësinë të gjithëve që të shprehin “mllefin” e tyre pakurrfarë pasoje për atë që thonë.

Ajo tha se reagimet me të mëdha në rrjetet social janë për temën e identitetin fetar dhe kur bëhet fjalë për të drejtat e grave.

Reagimet janë më të pa përmbajtura, është momenti ku çdo kush mundet me e shpreh një mllef pakurrfarë pasoje. Në rrjetin social është heq ajo barrierë dhe tani mund të shprehen të gjithë. Ne si gazetarë para se me u ndier sulmin nga politikanët ndihemi të sulmuar nga publiku”.

Reagimet janë më të mëdha në dy tema ajo e identitetit fetar edhe çka do që ka të bëjë me gratë dhe të drejtat e tyre. Reagim më të madh kundër grave nuk kemi parë. Në Parlament nuk mundesh me paditë askënd, kjo është fatkeqe”.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat