​Tahiri: Është hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan, Kurti u përplas në shkëmb

Aktuale

​Tahiri: Është hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan, Kurti u përplas në shkëmb

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:30
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti arri të dëmtoj aleancën strategjike në mes të Kosovës dhe Amerikës.

Ajo ka thënë se Kosova u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti te dëmtoj aleancën strategjike mes Kosovës dhe Amerikës! Kosova u ndëshkua hapur nga Amerika me masat ndëshkuese te cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ajo ka thënë se është hera e parë që Kosova e ka një lider antiamerikan.

“Qe nga viti 1992 kur e krijuam aleancën me Amerikën, atëherë kur Presidenti Bush kërcënoi Millosheviqin duke i thënë se nëse përshkallëzon dhunën në Kosovë do të përballet me intervenimin amerikan, siç dhe ndodhi; kjo është hera e parë qe Kosova ka një lider antiamerikan, ndërsa pasojat do t’i heq shteti ynë i njohur si shteti me pro-amerikan ne botë! Sot Kurti u përplasë në shkëmb”, ka shkruar Tahiri.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se janë duke menduar për implikime të tjera, ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ShBA-të për veprimet e 26 majit në pjesën veriore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat