Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Porfirije do të lutet për paqen në Kosovë çdo ditë deri më 4 qershor

Aktuale

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Porfirije do të lutet për paqen në Kosovë çdo ditë deri më 4 qershor

Më: 30 maj 2023 Në ora: 23:28
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije

Pas tensioneve ka reaguar Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka thënë se populli serb në Kosovë ka nevojë dhe të drejtë të jetojë, siç tha, në tokën e tij në paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë me të tjerët.

Në shërbimin e lutjes në kishën e Shën Savës në Beograd, Patriarku tha se populli serb në Kosovë “ka ditur gjithmonë të jetojë bashkë me popujt e tjerë”.

Siç thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarku do të lutet për paqen e bekuar mes njerëzve dhe paqen në Kosovë çdo ditë deri të dielën, më 4 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në kishën e Shën Savës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat