Vllasi: Vuçiq i ka punët “llugë” në Serbi, prandaj synon tensionim të situatës në Kosovë

Aktuale

Vllasi: Vuçiq i ka punët “llugë” në Serbi, prandaj synon tensionim të situatës në Kosovë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 23:52
Azem Vllasi

Sipas avokatit, Azem Vllasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka punët “llugë” në Serbi.

Andaj, Vllasi pretendoi se kjo është njëra nga arsyet që Vuçiq e ka për synim tensionimin e situatës në Kosovë.

“Duhet të shihet realiteti, mendoj që edhe amerikanët e dinë mirë që serbët e veriut të Kosovës, janë të instrumentalizuar drejtpërdrejt nga pushteti i Beogradit. Vuçiqi për momentin i ka punët “llugë” në Serbi dhe ai me padurim e shfrytëzon rastin për të shkaktuar tensione në Kosovë, e kjo me qëllim për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit serb nga problemet që ai i ka në Beograd. Megjithatë, mendoj që situata do të qetësohet, duhet të përfillen këshillat amerikane, por mos të lejohet assesi që bandat e instrumentalizuara nga Beogradi, të bëjnë çfarë të duan në veri të Kosovës”, deklaroi Vllasi në Tëvë1.

Më tej, Vllasi tha se amerikanët duan vetëm qetësi në Kosovë, e posaçërisht në veri të Mitrovicës.

“Amerikanët duhet t’i kuptojmë nga këndvështrimi i tyre, sepse ata në përgjithësi duan qetësi në Kosovë, posaçërisht në veri. Ata kanë njohuri më shumë se ne. Këto qortime nuk duhet t’i marrim me zemërim” , ka shtuar tutje Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat