“Nuk është e vërtetë që ShBA suspendoi FSK-në nga ushtrimet ‘Defender Europe’”

Aktuale

“Nuk është e vërtetë që ShBA suspendoi FSK-në nga ushtrimet ‘Defender Europe’”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 23:56
KFOR

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula, thotë se marrëdhëniet aktuale të Kosovës me ShBA-në janë mëse normale, pavarësisht mospajtimeve për situatën e fundit të krijuar në veri.

“Në kronologjinë historike të mbështetjes që e ka pranuar Kosova dhe qytetarët e saj nga ShBA, nuk është që jemi në një gjendje çfarë po mendohet të jetë. Marrëdhëniet janë mëse normale, aleatët mund të jenë edhe kritikues ndaj aleatëve”, ka thënë Pula.

Ai ka përmendur kohën e vendosjes së taksës 100 % ndaj produkteve serbe duke thënë se edhe në atë kohë kishte sanksione.

“Por nuk duhet harruar edhe nëj gjë që është shumë me rëndësi të theksohet për qytetarët në veçanti. Në kohën kur kishim vendosë pa e menduar mirë dhe pa i analizuar të gjitha efektet anësore të taksës 100 % kundër Serbisë, atëherë kemi pasë deklarime shumë të ashpra jo vetëm të ambasadorit amerikan dhe figurave të tjera nga State Department për të heqë taksën dhe konsiderohej një kryeneqësi e kohës atëherë që nuk u hoq taksa 100 % ashtu siç kërkonin amerikanët dhe në atë periudhë kohore madje drejtpërdrejt nga State Departmenti amerikan, Kosovës iu mohuan disa veprimtari që kishin të bënin me ushtrinë e saktësisht me gardën kombëtare të Ioëas”.

Madje sipas Pulës, nuk është e vërtetë as që Amerika i ka suspenduar aktivitetet ushtarake të FSK-së, por këtë e ka bërë KFOR-i “për të pasur vëmendjen e të gjithë ushtarakëve të KFOR-it në drejtim të veriut”, përcjell tëvë1.

“Sot për shembull qarkulloi, madje edhe nga disa mendje të cekëta të politikës vendore se ‘ja u suspenduan aktivitetet ushtarake Defender 2023 dhe këtë e bëri Amerika’. Jo, fare s’është e vërtetë. Këta e ka bërë komandanti i KFOR-it në Kosovë për të pasë vëmendjen e të gjithë ushtarakëve të KFOR-it në drejtim të veriut. Madje edhe sot patëm një deklarim publik të Sekretarit të NATO-s, Stoltenberg, i cili tha se rreth 1000 trupa shtesë afërsisht do t’i dërgojmë në Kosovë dhe e githa është brenda mandatit ligjor të Rezolutës 1244”, deklaroi Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat