Baraliu: Amerika po e përkëdhel shtetin e Serbisë

Aktuale

Baraliu: Amerika po e përkëdhel shtetin e Serbisë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 00:40
Bleron Baraliu

Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka thënë se është shqetësuese politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan.

Baraliu, i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosova, ka thënë se politika e ShBA-së në Ballkan, është tema kryesore që siç tha ai duhet të zgjidhet.

“Kryeministri Kurti ka dëshmuar atë që është pritur nga administrata e presidentit Biden, ose të themi nga të angazhuarit në Ballkan, duke filluar me sekretarin Blinken dhe ambasadorin Hill. Kemi vërejtur për një kohë të gjatë një anim nga ana e Serbisë nga ky tandem”.

Ai u befasua me veprimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që sipas tij, është hera e parë që po reagon në këtë formë.

“Ambasadori Hovenier ka bërë përjashtim deri më tani, është hera e parë që të jetë agresiv, në përkëdheljen që po i bëhet Serbisë. Mirëpo, më shumë se sa që është problem le të themi acarimi i marrëdhënieve apo vendimet e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë rendin dhe ligjin, më shumë shqetësuese është politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan, kjo është  tema kryesore që duhet të zgjidhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat