Policia e Kosovës vendoset në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Aktuale

Policia e Kosovës vendoset në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:19
Policia e Kosovës

Dy ekipet të Policisë së Kosovës janë vendosur të mërkurën në mbrëmje në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Siç raporton gazetari Aron Rama nga veriu ata pritet të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës, ndonëse situata raportohet të jetë e qetë.

Nga e premtja e javës së kaluar në tri komunat veriore Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok situata është tensionuar pasi qytetarë serbë kanë filluar protestat para objekteve komunale.

Ata po kundërshtojnë hyrjen në këto objekte të kryetarëve të zgjedhur dhe kanë kërkuar edhe largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga këto komuna.

Gjatë këtyre protestave ka pasur pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Nuk janë kursyer sulmet as ndaj gazetarëve si dhe janë dëmtuar disa vetura të ekipeve të medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat