Krasniqi: KFOR-i u sulmua që të përforcohet në veri, ndërsa Policia e Kosovës të dëbohet

Aktuale

Krasniqi: KFOR-i u sulmua që të përforcohet në veri, ndërsa Policia e Kosovës të dëbohet

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:19
Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, profesor në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një deklaratë të Goran Rakiqit, kryetar i Listës Serbe, i cili kërkoi vendosjen e forcave të KFOR-it në rrugët e Zveçanit.

Krasniqi ka shkruar se një sulm i tillë, pra ndaj KFOR-it, duket të jetë bërë që KFOR të përforcohet në veri, ndërsa policia e Kosovës të dëbohet nga veriu.

“Rakiqi i kërkon KFOR-it të vendosë forca në rrugët e Zveçanit.” Para dy ditësh i sulmuan brutalisht në Zveçan, tash kërkojnë më shumë ushtarë të KFOR-it po aty.

Kjo tregon se sulmi ndaj KFOR u bë me synimin që KFOR të përforcohet në veri, ndërsa policia e Kosovës të dëbohet nga veriu.” – shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat