“Shteti që “prodhon” kriminel lufte, kurrë s’mund dhe s’duhet të bëhet mik i Amerikës”

Aktuale

“Shteti që “prodhon” kriminel lufte, kurrë s’mund dhe s’duhet të bëhet mik i Amerikës”

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 06:43
Dragan Smigic

Profesori Fadil Maloku pas tensioneve në veri dhe pas dënimeve të ish-komandantëve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, ka thënë se shteti që prodhon krimilen nuk mund të bëhet shtet kurrë.

Ai shkruan se Amerika duhet ta denacionalizoj Serbinë, por që Kosova, nuk është “adresa” e këtij denacionalizimi.

Postimi i plotë:

Shteti që "prodhon" kriminel lufte, kurrë s'mund dhe s'duhet të bëhet (lëre aleat, po as) mik i Amerikes!

Ish-komandantët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (SDB) Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç u dënuan sot me nga 15 vjet burg secili. Kjo është DËSHMIA më e mirë që serbët si popull DUHET ta bartin hipotekën e FAJSISË për pesë luftëra të shkaktuara nê Ballkanin Perëndimor! Por, mos të HARROJMË, serbët nuk janë gjerman (që ende e mbajnë gjallë hipoteken e fajsisë gjatë luftës së dytë botërore!)! Ndêrgjegja e tyre, ende êshtë infantile dhe mashtruar pas ndjesisë dhe përrallave për pêrkatësinë e tyre "hyjnore"!

Amerika, duhet ta kuptojj që kurrë Serbinë dhe serbët, nuk mund t'i ketë në "kazanin e saj kisingjerian"!? Për ta bë aleate Serbinë, Amerika duhet më parë ta denacionalizoj ate! E Kosova, nuk është "adresa" e këtij denacionalizimi, por, janë qeveria e saj kleronacionaliste, e autokratit Aleksandër Vuçiqi...🤔

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat