Pas takimit me Vuçiqin, flet Rama: Duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues

Aktuale

Pas takimit me Vuçiqin, flet Rama: Duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:53
Foto nga takimi

Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë bisedimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një tjtër takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ku e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe diplomatë të tjerë.

Rama teksa ka publikuar pamje të takimit shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

Kështu duhet dhënë fund absurdit kërcënues.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”  shkruan Rama në një postim në facebook ku ka publikuar dhe videon e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat