Publikohen pamjet e sulmit të dy shqiptarëve në veri - Policia jep detajet

Aktuale

Publikohen pamjet e sulmit të dy shqiptarëve në veri - Policia jep detajet

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:04
Veriu i Kosovës

Policia e Kosovës ka publikar foto e personit të sulmuar në veri të Mitrovicës.

Ata bëjnë me dije se “viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Image
Presoni i sulmuar

Njoftimi i Policisë:

Grupet kriminale në veri sulmojnë dy persona meshkuj kosovarë

Prishtinë, më 1 qershor 2023

Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.

Image
Presoni i sulmuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat