Rron Gjinovci për opozitën: Albini po i degjeneron, po i sosë, po i bën për 5 pare dhe po i rritet fuqia elektorale

Aktuale

Rron Gjinovci për opozitën: Albini po i degjeneron, po i sosë, po i bën për 5 pare dhe po i rritet fuqia elektorale

Nga: N. Sh. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:21
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajtë sot.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Albini po i sosë opozitën dhe pas kësaj atij po i rritet fuqia elektorale për rreth 5%.

Sipas tij, Kurti po do me i degjeneru opozitën.

Postimi i plotë:

Sa herë thirrin qisi seanca, skenari është i njejtë. Albini e lexon ni letër të gjatë ku i sqaron definicionet e shtetit, shoqërisë, politikës. Folin diçka Lumiri dhe Memli, Albini i sosë sikur me këtë foren e sotme "a me çu policinë me koordinim a pa koordinim", edhe rritët fuqia elektorale e Albinit për rreth 5%.

Tash s'pe di, fakti që opozita i thirrë qito seanca, a nuk e vren që po bohën për 5 pare, apo po kanë qef me fuqizu Albinin? 🤷‍♂️

Nalni more këto seanca se don me ju shllogirat komplet e me ju degjeneru deri në fijen e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat