Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës

Aktuale

Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:31
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sergio Mattarella

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës, e cila festohet çdo vit më 2 qershor, me festën kryesore që zhvillohet në Romë.

“Buona Festa della Repubblica për Presidentin Mattarella dhe miqtë e aleatët tanë në Itali”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

“Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat e përbashkëta evropiane.

Faleminderues për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite”, shtoi ajo, ku postoi edhe një foto që shihet e buzëqeshur duke shtrënguar duart me presidentin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat