Situata në veri/ Murphy: Zgjedhje të reja, policia e Kosovës të tërhiqet nga terreni

Aktuale

Situata në veri/ Murphy: Zgjedhje të reja, policia e Kosovës të tërhiqet nga terreni

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:44
Chris Murphy

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka kërkuar përsëritje të zgjedhjeve në veri të Kosovës, ndërsa ka ndarë disa kushte për normalizim të situatës.

Ai thekson se forcat e Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga terreni dhe në godinat komunale duhet të ketë qasje të kufizuar vetëm për nënpunës civilë.

Nga ana tjetër, Murphy bën thirrje që Serbia të punojë për normalizimin e situatës duke marrë hapa për ndalim të protestave nga qytetarët e saj.

Gjithashtu, sipas zyrtarit të lartë amerikan, dy vendet duhet të punojnë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat