Haxhi Avdyli i kërkon llogari Haradinajt për “rrëzimin e Kurtit”

Aktuale

Haxhi Avdyli i kërkon llogari Haradinajt për “rrëzimin e Kurtit”

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:12
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit për të folur rreth sitautës në veri të Republikës së Kosovës.

Avdyli teksa ka goditur foltoren e Kuvendit, i ka kërkuar llogari AAK-së se me kënd dëshiron ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti.

“A jeni në koordinim me Listën Serbe për ta rrëzuar kryeministrin”, ka pyetur Haxhiu-AAK-në..

Këtu deputeti i GUXO-s ia ka përmendur Ramush Haradinajt edhe takimin me Milan Radojicicin dhe zgjedhjen e Qeverisë me votat e Listës Serbe.

“Radojiçiqi ua ka pru deputetët nga Beogradi në vitin 2017”, ka shtuar tutje Avdyli.

Ndaj fjalëve të Haxhiut ka reaguar shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri ka thënë se një gjuhë e tillë e Haxhiut është e ulët.

Është debat që s’të ka hije. Je humbës në këtë debat. Nuk e kam zgjedh unë presidenten. E ke zgjedh me Lista Srpsken presidenten”, ka shtuar Tahiri tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat