Krasniqi: Çfarë deklaron në Twitter anglisht, Kurti nuk e shkruan në Facebook shqip

Aktuale

Krasniqi: Çfarë deklaron në Twitter anglisht, Kurti nuk e shkruan në Facebook shqip

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për herë të parë në një intervistë për Euronews Albania rreth tensioneve në veri të Kosovës.

Ai deklaroi se kryeministri Albin Kurti po i sjell telashe vendit me formën si po e menaxhon situatën.

“Në raportimet e tij ai ishte më shumë si një reporter mediokër i ndonjë televizioni shtetëror duke treguar histori dhe emra kriminelësh që nuk është në gjendje as t’i arrestojë, por vetëm t’i denoncojë. Është një kryeministër që në Twitter në gjuhën angleze flet ndryshe, ndërsa në Facebook për shqiptarët deklarohet ndryshe, është një njeri që vepron i vetëm dhe imponon mendësinë dhe vullnetin e tij ndaj të gjithëve dhe nga e premtja e kaluar ai ka filluar një aventurë të re që Kosovës po i sjell telashet më të mëdha që ka pasur apo që mund të imagjinojë dikush ndonjëherë në raportet tona me aleatët strategjikë të Kosovës dhe në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh Krasniqi.

Ai tha se kritika e tij bazohet në faktin që për herë të parë po rrezikohet publikisht raporti ekzistencial i Kosovës me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat