Fejza: Nuk i kemi thënë po asnjë kërkese për zgjedhje në veri, kemi gatishmëri të diskutojmë

Aktuale

Fejza: Nuk i kemi thënë po asnjë kërkese për zgjedhje në veri, kemi gatishmëri të diskutojmë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:34
Arjeta Fejza

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza thotë se ende nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare për t’u mbajtur zgjedhje në veri.

Por siç thotë ajo, kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar.

“Ne nuk i kemi thënë po zyrtarisht as një kërkese. Ne kemi shprehur gatishmëri dhe konstruktivitet që të diskutojmë. Ne aktualisht madje as nuk kemi kërkesë nga qytetarët për zgjedhje të reja…ne aktualisht nuk kemi një protestë, një organizim të qytetarëve i cili po organizohet për të kërkuar zgjedhje të reja…ne tani kemi disa grupe kriminale të cilat siç kemi mundur ta shohim kanë simbole të cilat janë jo vetëm fashiste, jo vetëm që duket qartë se janë nga kategoria e atyre që admirojnë Millosheviqin…mirëpo edhe në objektin e komunës është gjetur edhe fotografi e Putinit”, deklaroi ajo.

Fejza potencoi se kryetarët e zgjedhur duhet të jenë në komuna dhe ta ushtrojnë mandatin e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, Franca dhe Gjermania kanë propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, si mundësi e tejkalimit të krizës.

Për këtë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se ligjet e Kosovës e mundësojnë organizimin e zgjedhjeve, por kjo u takon qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat