Fejza: AAK të sqarojë çka i shërben Kosovës në këtë situatë të mbetet pa Qeveri

Aktuale

Fejza: AAK të sqarojë çka i shërben Kosovës në këtë situatë të mbetet pa Qeveri

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:37
Arjeta Fejza

Para dy ditësh, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. E për këtë, deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza thotë se AAK-ja duhet të sqarojë se çfarë i shërben Kosovës të mbetet pa Qeveri, në situatën aktuale në të cilën ndodhet.

Sipas saj, AAK-ja as nuk i ka votat e mjaftueshme, pasi ka numër të vogël të deputetëve në Kuvend.

“Unë besoj që AAK-ja është mirë të sqarojë se çka i shërben Republikës së Kosovës aktualisht në këtë situatë të mbetet pa Qeveri dhe cila është alternativa që e ofron ajo për situatën të cilën e kemi ne aktualisht…përveç që mos të flasim pastaj në kontekstin procedural të Kuvendit të Kosovës, sepse nuk i kanë votat. AAK-ja është subjekt politik me numër të vogël të deputetëve”, ka deklaruar Fejza.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar diskutime me opozitën dhe pret që mocioni të përkrahet edhe nga partia në pushtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat